Lajmet

Ekiga 4.0 ofron një alternativë pa pagesë, me burim të hapur të Skype-it

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Ekiga 4.0 ofron një alternativë pa pagesë, me burim të hapur të Skype-it

Përdoruesit e Ubuntu Linux-it mund të jenë të mësuar me softuerin me burim të hapur, Ekiga, që ishte klienti i nënkuptuar për VoIP (Protokollit Zëri-përgjatë-internetit) në këtë lloj të popullarizuar të Linuxit, por në fund të muajit të kaluar softueri bëri një përditësim të madh.

Duke ardhur tre vite pas lëshimit të kaluar, Ekiga 4.0, i njohur ndryshe si “Lëshimi i Fitores”, tani është në dispozicion, duke ofruar një alternativë të re pa pagesë për përdoruesit e Linuxit dhe Windows-it.

“Ky është një lëshim madhor me shumë përmirësime të mëdha”,- thuhet në lajmërimin në faqen e projektit.

Një ndërfaqe e re

Në pjesën e sipërme në listën e ndryshimeve është ndërfaqja “tërësisht e re” e Ekiga 4.0, thonë zhvilluesit, duke paraqitur një plan të përmirësuar, një dritare të ndarë për thirrje dhe dritare të përmirësuara për biseda dhe llogari. Pamja e mëposhtme paraqet një pamje të ndërfaqes së re grafike të përdoruesit.

Ekiga 4.0 ofron gjithashtu një hapje më të shpejt se sa paraardhësi i vet dhe ndërlidhja e softuerit me GNOME 3 është përmirësuar për njoftime më të mira dhe largim të ikonës.

Një shtojcë e re PulseAudio është shtuar në Ekiga së bashku me kodekset e rinj për audio si SILK, që përdoret nga Skype – G.722.1 (i njohur edhe si Siren 7) dhe G.722.2 (i njohur ndryshe si GSM-AMR Wide band).

Optimizimet e reja H.264 po ashtu janë shtuar. Listën e përfundojnë veçoritë e reja të quajtura auto-përgjigja, mbështetja e pjesshme për mundësimin e disa video rrjedhave, përmirësim të saktësisë së audios dhe një llojllojshmëri e përmirësimeve në funksionim dhe ndërveprim.

Shumë i ndërveprueshëm

Microsoft ka befasuar shumë në komunitetin e Linuxit me vazhdimin e përditësimit të Skype për Linux.

Por Ekiga sjell shumë përfitime të mundësuara nga mbështetja e shtuar për Protokollin e Inicimit të Seksionit (SIP) dhe protokolli H.323, duke e bërë atë shumë të ndërveprueshëm. A jeni të gatshëm që ta shkarkoni? Ai është në dispozicion këtu si shkarkim pa pagesë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>