Lajmet

Ekipi fitues i Startup Weekend Tirana, Shumlist, sukses dhe në Global Startup Battle

Nov 29 2014
0 Shpërndarje
Ekipi fitues i Startup Weekend Tirana, Shumlist, sukses dhe në Global Startup Battle

asasTë gjithë pjesëmarrësit në evenimentin Start up Weekend Tirana ishin shumë të surprizuar nga diversiteti dhe cilësia e ideve që konkurruan në këtë aktivitet, veçanërisht nga tri grupet fituese të zgjedhuar nga juria profesioniste. Për këto skuadra, përkatësisht Shumlist-fitues i vendit të parë, Tirana Bus-fitues i vendit të dytë dhe Code in Rose- fitues i vendit të tretë; garat vazhdojnë. Ata konkurrojnë tashmë në Global Startup Battle, përkrah ideve të tjera më të mira që kanë rrëmbyer vendet e para në konkurset lokale përkatëse.

Global Startup Battle(GSB) është një iniciativë globale, në kuadër të së cilës u organizua dhe Startup Weekend Tirana. Sikurse Startup Weekend Tirana, u organizuan më shumë se 200 evente me më shumë se 20000 sipërmarrës, mentorë, të ftuar, etj. Për herë të parë, në këtë betejë, partnerët e GSB kanë bërë të mundur pjesëmarrjen e të gjitha skuadrave. Pas konkurrimit mes tyre, do të jenë dy skuadrat fituese në nivel lokal ato që do të kenë mundësinë për të aplikuar në Championship Bracket të Google.

Ndërkohë, skuadra fituese e Startup Weekend Tirana duket se po korr sukses të madh në GSB. Gjatë orëve të fudnit, ka qenë në vend të dytë në rang botëror dhe në vend të parë në rang europian. Ndërkohë për momentin, ajo është në vend të trembëdhjetë në rang botëror dhe në vend të dytë në rang europian. Prandaj, nëse ju pëlqen ideja e paraqitur nga ky grup dhe doni të mbështesni këtë ekip të ecë përpara në këtë sfidë votojeni atë në: http://app2.pitchburner.com/upglobal/championship/pitch?evtid=406940&group=415348&subid=473601. Votat online dhe mbështetja juaj është shumë e rëndësishme, pasi llogaritet si 50% e votimit total që do të përcaktojë fituesit. Ndërkohë 50% tjetër përcaktohet nga vlerësimi i jurisë.

Për më tepër, nëse vizitoni këtë faqe, do të lexoni dhe një përshkrim të shkurtër me të cilin djemtë e Shumlist kanë zgjedhur të përfaqësohen. Aty do të lexoni se Shumlist është një uebsite i cili lejon inovatorët të shesin, blejnë dhe të shkëmbejnë projekte të përfunduara apo jo me njëri-tjetrin. Në mënyrë më të detajuar, Mateo Prifti, lider i grupit Shumlist e ka përshkruar idenë e grupit të tij, dhe atë mund ta gjeni në hapësirën e rezervuar për ta në faqen e GSB. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme për ta! (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>