Lajmet

Ekipi i Albanian ICT Awards vizitoi ditën e sotme qendrën Prishtina HackerSpace

Mar 21 2015
0 Shpërndarje
Ekipi i Albanian ICT Awards vizitoi ditën e sotme qendrën Prishtina HackerSpace

IMG_9298

Albanian ICT Awards në kërkim të inovatorëve të suksesshëm shqiptar në sektorin e teknologjisë së informacionit. Është kjo kauzë që mban të gjallë për të tretin vit me radhë konkursit mbarëkombëtar në sektorin ICT i cili është edhe i pari në llojin e tij.

Vlen të përshëndetet edhe ekipi i Albanian ICT Awards me punën e tij të palodhshme në takimet dhe prezantimet e organizuara gjatë këtyre muajve. Ditën e djeshme ata vizituan Kolegjin Universitar Universum i cili ishte prezantimi i radhës me studentët. Atje ekipi u ballafaqua me një mikëpritje të ngrohtë ku nuk munguan diskutimet dhe bashkëbisedimet frytëdhënëse rreth Albanin ICT Awards.

IMG_9234

Por sot, ata vendosën të bënin një vizitë pranë qendrës Prishtina HackerSpace për tu njohur më nga afër me aktivitetin e kësaj qëndre. Njëkohësisht anëtarët e kësaj qëndre u informuan edhe me detajet e konkursit mbarëkombëtar Albanin ICT Awards, tashmë në vitin e tij të tretë. Ekipi ishte në këtë qëndër në orën 15:00, një takim që zgjati rreth 1 orë e gjysëm. Atje u prezantuan me të gjithë anëtarët e qendrës ku ju bë thirrje edhe për pjesëmarrje në Albanian ICT Awards. Si zakonisht u prezantuan kategoritë, kriteret dhe detajet e tjera të konkursit.

IMG_9211

Prishtina HackerSpace është qëndër për të rinjtë ndërtuar për qëllime edukative, kulturore dhe shkencore. Objektivi i kësaj qëndre është ndërtimi i një ambienti eksperimental kur mund të vihen në jetë projektet inovative.

Ky ishte takimi i 14 i ekipit të Albanian ICT Awards në kuadër të këtij konkursit mbarëkombëtar që tani po shkon drejt finalizimit. Duhet tju kujtojmë se aplikimet në këtë konkurs mbyllen më 31 Mars në ora 00:00. Të interesuarit mund të aplikojnë nga uebfaqja ictawards.org në shtatë kategoritë e disponueshme.

IMG_9207

Një falenderim i veçantë shkon për sponsorët e këtij aktiviteti: Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha”, Raifeissen Bank dhe Albvision, të cilët e përkrahin këtë iniciativë për të tretin vit me radhë. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>