Analiza

Ekipi i Projektit Zero pranë Google zbuloi tre dobësi në Apple OS X

Jan 27 2015
0 Shpërndarje
Ekipi i Projektit Zero pranë Google zbuloi tre dobësi në Apple OS X

credit-cnetNëse pyesni se çfarë është duke ndodhur kështu mes gjigandëve të softuerit, atëherë ne ju vëmë në dijeni se Google e filloi. Ekipi i Projektit Zero të Google zbuloi ekzistencën e tre dobësive më impakt të lartë që akoma nuk janë rregulluar në sistemin operativ të Apple OS X.

Dobësia e parë mund të përfshijë një ndërhyrje komandash në sistemin e rrjetit e cila mund të jetë prezente edhe në OS X Yosemite por nuk ka një shpjegim të qartë lidhur me këtë rast. Dobësia e dytë dhe e tretë vinë nga struktura e “kernel” në OS X.

Ndërkaq që secila prej dobësive mund të shfrytëzohet vetëm përmes aksesit në një Mac të caktuar, rezultati do të ishte një përpjekje e suksesshme për të marrë në kontroll një kompjuter pa asnjë vështirësi. Natyrisht që ekipi i Projektit Zero ka ofruar edhe metodën e shfrytëzimit për të provuar eksistencën e saj.

Sipas Google, dobësitë janë raportuar pranë Apple por nuk janë rregulluar akoma. Nëse mbani mend, Google bëri të njëjtën gjë me Microsoft pak ditë më parë kur zbuloi një dobësi kritike në Windows. Microsoft u shpreh duke thënë se janë përdoruesit ata që pësojnë dhe jo vetë kompnia prandaj Google duhet të tregojë kujdes.

Politikat e Projektit Zero janë të qarta: nëse pas 90 ditësh raportimi të dobësisë nga ekipi tek prodhuesi i softuerit dobësia nuk është zgjidhur atëherë Google e publikon atë që përdoruesit të mund të mbrohen. Të paktën ky është arsyetimi i Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>