Blog

Ekonomia e aplikacioneve do të arrijë në 6.3 trilion dollar në 2021

Jun 29 2017
0 Shpërndarje
Në 2016-ën përdoruesit kanë shpenzuar 1.6 trilion orë duke përdorur aplikacione ndërsa kjo do të shkojë në 3.5 trilion në 2021. Ekonomia e aplikacioneve do të arrijë në 6.3 trilion dollar në 2021

Industria e aplikacioneve mobile është një minierë ari. Sipas firmës analitike App Annie, ekonomia e aplikacioneve do të kapë një vlerë prej 6.3 trilion dollar brenda 2021, një rritje me 380% nga 1.3 trilion dollar që ishte në 2016-ën.

Sipas një raporti të publikuar ditën e Marte, App Annie parashikoi një rritje të ndjeshme të tregut global të aplikacioneve nisur nga rritja e përdorimit të telefonëve inteligjentë.

Në 2016-ën përdoruesit kanë shpenzuar 1.6 trilion orë duke përdorur aplikacione ndërsa kjo do të shkojë në 3.5 trilion në 2021.

Tregtia online nga platformat mobile – blerja në dyqanet online nga një aplikacion mobil – po lulëzon dhe të ardhurat e gjeneruara prej saj janë më të lartat në ekonominë e aplikacioneve.

Dyqani i aplikacioneve të Apple, App Store, është tregu më i madh online i shitblerjes së softuerit dhe në 2021 do të ketë një vlerë prej 60 miliard dollarësh.

Por Google Play dhe dyqanet e aplikacioneve Android të palëve të treta pritet ta kalojnë App Store në fund të këtij viti për nga të ardhurat e gjeneruara.

App Store do të arrijë në 40 miliard ndërsa Google Play dhe dyqanet e tjera Android në 21 miliard dhe 20 miliard respektivisht. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>