Siguri

Ekosistem identifikues për më shumë siguri online…

Jun 27 2010
0 Shpërndarje
Ekosistem identifikues për më shumë siguri online…

Ekosistemi, që është shpalosur si draft strategji kombëtare nga administrata e Obamës për Identitete të Besushme në Cyberspace (NSTIC), gjithashtu parashikon edhe përdorimin “vullnetarë” të kartelave të mençura të identitetit për qëllime të vërtetimit.

“Ekosistemi identifikues do të lejonte që individët dhe organizatat të bëjnë transaksione online me konfidencë, duke u besuar identiteve të njëri tjetrit dhe identiteteve të infrastrukturës mbi të cilat bazohen transaksionet” shpjegoi Schmidt në një blog post zyrtar.

“Individët më nuk do të kenë nevojë të mbajn në mend listën e gjatë dhe padyshim të pasigurtë të emrave të pëdoruesve dhe fjalëkalimeve për tu kyçur në shërbime të ndryshme online”.

Sipas Schmidt, ekosistemi identifikues do të “mundësojë një të ardhme” ku individët “vullnetarisht” zgjedhin të kenë një kartelë indetifikuese të mençur, të sigurtë, bashkëvepruese dhe që ofron privatësi maksimale, për të vërtetuar vetvetën në tipe të ndryshme të transaksioneve online.

Ai shtoi se qasjet e këtilla do të mundësonin që realisht përdoruesit të kenë kontroll më të madh mbi të dhënat e tyre private.

“Ekosistemi identifikues është i centralizuar në drejtim të përdoruesit, që do të thotë se ju si përdorues, do të jenë në gjendje të keni më shumë kontroll të informatave private që përdorni për të identifikuar veten online dhe në përgjithësi nuk do të keni nevojë të shpalosni asapk më shumë sesa që është e nevojshme”.

Lajmet e fundit>