Analiza

Ekosistemi i realitetit virtual në Europë “ushqehet” nga mëse 300 kompani

Feb 7 2017
0 Shpërndarje
Ekosistemi i realitetit virtual tashmë ka në përbërje plot 300 kompani sipas një raporti të publikuar nga The Venture Reality Fund dhe LucidWeb. Ekosistemi i realitetit virtual në Europë “ushqehet” nga mëse 300 kompani

Raporti është i bazuar në kërkime ekstensive dhe informacion të grumbulluara nga taimet me ambasadorë rajonalë të realitetit virtual në Europë. Plot 300 startupe të realitetit virtual u zbuluan 116 prej të cilave u përzgjodhën që të ishin pjesë e raportit.

Hulumtimi tregon se video lojërat janë biznesi më kompetitiv i realitetit virtual. Por nuk mungojnë as kompanitë e softuerit dhe harduerit të cilat kanë krijuar paisje 360 gradëshe të realitetit virtual.

Përtej këtyre sektorëve nuk ka qëndruar pas as sipërmarrjet të cilat kanë filluar të gjenerojnë të ardhurat nga teknologji e realitetit virtual përdorur në pasuritë e patundshme.

Kompanitë e fitnesit dhe kujdesit shëndetësor po përdorin realitetin virtual për trajtime mjekësore. Mëse gjysma e tyre vinë nga Britania, Franca, Gjermania dhe Suedia. Në terësi Francë është lider në Europë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>