Lajmet

Ekpsertët thonë se Facebook Home nuk mund të jetë i disponueshëm për iOS

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Ekpsertët thonë se Facebook Home nuk mund të jetë i disponueshëm për iOS

Sipas analistëve, nuk ka asnjë mundësi, as edhe një mundësi që Apple do t’ia dorëzojë ndërfaqen e iPhone-it Facebook Home.

Ekspertët kanë vlerësuar mundësitë pasi Bloomberg kishte cituar një burim nga Facebook-u, sipas së cilit thuhej se kompania kishte hyrë në bisedime me Apple dhe Microsoft për ta lançuar Home edhe për iOS dhe Windows Phone 8.

Facebook Home është aplikacioni që u prezantua para pak javësh dhe u bë i disponueshëm për përdoruesit e Android javën e kaluar.

Përmes tij, njerëzit janë në kontakt me rrjetin social gjatë gjithë kohës që ata kanë telefonin me vete, duke marrë njoftimet apo mesazhet në kohë reale nga ndërfaqja e re.

Gjithçka që ndodh në llogarinë e tyre në Facebook iu shfaqet menjëherë në telefon, pavarësisht se çfarë janë duke bërë në të.

Megjithatë, ky lajm apo deklaratat e CEO-s Mark Zuckerberg mbi marrëdhëniet e mira me Apple, nuk kanë ndikuar aspak në mendimet që analistët kanë pasur mbi zgjerimin e “Home” për platforma të tjera përveç Android.

Ata mendojnë se ashtu siç ekziston sot “Home”, nuk do të jetë kurrë i disponueshëm për iOS.

Sipas analistëve, nuk ka asnjë arsye pse Apple do të dojë t’ia dorëzojë ekranin fillestar Facebook-ut. Kompania e vlerëson rëndësinë e Facebook-ut, por kjo nuk do të thotë se do ta lejojnë atë të bëjë “çfarë të dojë” me iPhone-in.

Ekspertët besojnë se një nga arsyet kryesore pse Apple do të refuzojë është pikërisht mënyra e ndërfaqes së përdoruesit, ajo që e bën iPhone-in, iPhone.

Ndërfaqja është një nga zotërimet më të mëdha të Apple në telefon dhe ata nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga magjia e tyre për t’ia dhuruar më pas Facebook-ut. (PCWorld Albanian)

facebook home iphon

Lajmet e fundit>