Lajmet

Ekrani blu i vdekjes do të jetë jeshil në versionet eksperimentale të Windows 10-tës

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit e kompjuterave Windows të cilët janë mësuar me ekranin popullor blu të vdekjes, duhet të fillojnë të mësohen me ngjyrën jeshile tashmë. Ekrani blu i vdekjes do të jetë jeshil në versionet eksperimentale të Windows 10-tës Photo Source: PCWorld

Microsoft po aplikon ndryshime në mesazhin e gabimit i cili u tregonte përdoruesve se diçka kishte shkuar keq me kompjuterat e tyre të cilët kishin nevojë për rindezje.

Ndërsa një pjesë e madhe e përdoruesve do të vijojnë të shohin po atë ekranin blu të vdekjes, anëtarët e programit Windows Insider do të përballen me ekranin jeshil të vdekjes.

Ky ndryshim synon të diferencojë dështimet e sistemit mes Windows 10-tës dhe versioneve eksperimentale. Gjithashtu do të ndihmojë Microsoft të kuptojë më mirë se nga vinë raportimet, nga një kompjuter stabil Windows 10 apo një version eksperimental tha shefja e Windows Insider Dona Sarkar.

Ekrani blu i vdekjes i njohur edhe si BSOD (Blue Screen of Death), ka pësuar ndryshime në të kaluarën por jo të një rëndësie të madhe. Konkretisht Microsoft shtoi kodet QR për identifikimin me më lehtësi të problemeve dhe zgjidhjeve për përdoruesit.

Ekrani jeshil i vdekjes erdhi së bashku me disa ndryshim në Windows Update dhe menunë Start. Tek ky i fundit përdoruesit e versioneve eksperimentale mund të vendosin ikonat në foldera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>