Harduer

Ekrani fleksibël, arritje e re e kompanisë LG

Jul 12 2014
0 Shpërndarje
Ekrani fleksibël, arritje e re e kompanisë LG

Ultra-HD-rollable-_2972013bKompania teknologjike LG demonstroi një ndër projektet kryesore në të cilin është fokusuar këto ditët e fundit. Ky projekt ka të bëjë me ekranin fleksibël, i cili mund të rrotullohet rreth vetes.

LG prezantoi nëpërmjet një video prototipin e këtij ekrani, i cili kishte një madhësi 18 inç. Kompania shprehet se ky ekran do të jetë shumë i përdorshëm, pasi nuk zë vend në shtëpinë tuaj. Ekrani fleksibël ka një rezolucion me parametra 1200×810 piksel, i cili është i qëndrueshëm në çdo pozicion që merr pajisja kur rrotullohet rreth vetes.

Sekreti i kësaj teknologjie, e cila e bën ekranin kaq fleksibël është një substancë ndërmolekularë me një substancë polimidi. Qëllimi kryesor i LG-së është krijimi i një ekrani të rrotullueshëm Ultra HD me madhësi 60 inç dhe hedhja e tij në treg në vitin 2017.

Ideja mbi pajisjet teknologjike, të cilat janë fleksibël ka ekzistuar edhe më parë në projekte nga kompani të tjera. Sony në vitin 2006 prezantoi një ekran shumë të vogël, i cili mund të përthyej. Krahas Sony-t edhe Samsung-u është përpjekur për krijimin e një telefoni inteligjent fleksibël. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>