Harduer

Ekrani i iPhone 4 nuk është aq i jashtëzakonshëm siç pretendohet

Jun 11 2010
0 Shpërndarje
Ekrani i iPhone 4 nuk është aq i jashtëzakonshëm siç pretendohet

Raymond Soneira, president pranë DisplayMate Technologies ka thënë se iPhone 4 me ekranin e tij të quajtur “retina display” është një terminologji e “fryrë” e marketingut.

“Është e arsyeshme të quhet një ekran i përkryer, por Steve e ka tepruar” tha Soneira.

Gjatë fjalimit të tij, Jobs pati deklaruar se ekrani i iPhone 4 ka një densitet prej 326 piksela për inç. Ai pretendoi se ky rezolucion tejkalon kufirin e retinës së njeriut, për të cilin Jobs pati thënë se është 300 piksel për inç për një pamje një hap (12 inç) larg syrit.

Soneira, i cili ka një PhD në fizikën teorike nga Princeton dhe që ka studiuar ekranet për më shumë se 20 vite, ka thënë se është jo e drejt të matet rezolucioni i syrit në terme të pikselave, për shkak se syri ka një rezolucion këndor prej 50 cikleve për shkallë. Si rrjedhojë e kësaj, nëse krahasohet me kufirin e rezolucionit të syrit me pikselat e një ekrani, atëherë ne duhet të konvertojmë rezolucionin këndor në rezolucion linear. Pasi bëhen konvertimet, një ekran më i saktë i retinës do të kishte një rezolucion prej 477 inç në 12 inç, llogariti Soneira.

Sipas tij Apple do të ketë ekranin më të mirë në treg dhe ngjashëm si LCD-ja e iPad, ekrani i iPhone 4 veçohet me teknologji ndërruese in-Plane, në të cilën molekulat kristalore janë të orientuara kështu që lëvizja është paralele me panelin në vend se të jetë perpendikulare. Për shikuesin, rezultatet janë me kënde shumë më të gjëra të shikueshmërisë – deri në 180 shkallë – e natyrisht edhe me ngjyra të fuqishme. Soneria shtoi se realisht nuk ka nevojë për diçka më të mirë sesa 326 ppi.

Për krahasim, revistat që shkëlqejnë shtypen në rreth 300 pika për inç, duke përfshirë edhe revistën tonë PC World Albanian e cila ka një kualitet printim të përafërt me këtë vlerë.

Soneira në fund shtoi se “retina display” është një simptomë e një problemi më të madh në treg, përkatësisht me fryrjen e produkteve në industrinë e ekraneve. Thjeshtë thënë, shumë prodhues ekzagjerojnë gjërat rreth specifikave të ekraneve, duke u nisur prej rezolucionit të shikimit e deri tek bardhësia dhe kontrasti, dhe këtë e bëjnë ata për shkak se të gjithë po e bëjnë.

Lajmet e fundit>