Harduer

Ekrani i ri Samsung 13.3 inç ju mahnit me rezolucionin e tij 3,200 x 1,800 Pixel

May 22 2013
0 Shpërndarje
Ekrani i ri Samsung 13.3 inç ju mahnit me rezolucionin e tij 3,200 x 1,800 Pixel

Gjatë Society for Information Display’s Display Week 2013, Samsung do të paraqesë disa nga ekranet më të mira që disponon për notebook-ë dhe tabletë.

Një prej tyre dhe që sigurisht bie më tepër në sy, është ekrani i një notebook-u. Ai është 13.3 inç dhe ka rezolucion 3,200×1,800 (WQXGA+) pixel.

Në terma krahasuese, rezolucioni është madje më i lartë se ai i Apple Retina MacBook Pro, i cili ka një maksimum prej 2,560×1,600. Për më tepër, Samsung-u shprehet se ekrani harxhon 30% më pak energji se ekranet ekzistuese me LCD.

Të themi të drejtën, nuk jemi shumë të sigurt se çfarë mund të bëjmë me një rezolucion kaq të lartë në një ekran prej thjesht 13.3 inç, megjithatë, duhet vënë në dukje se rezolucioni 1,600×900 pixel, i cili është sa gjysma e ekranit të ri dhe që, njëkohësisht është i përshtatur për ekranë 13 inch – është mjaft i qartë.

Përsa i përket tabletëve, Samsung-u do të shfaqë edhe një ekran 10.1 inch WQXGA (2,560×1,600) LCD për tabletë, i cili premton gjithashtu kursim prej 30% të baterisë krahasuar me ekranet e deritanishme në treg.

Panairi do të mbahet mes datave 21 dhe 23 maj 2013, në Vancouver Convention Centre. Në të do të mund të shihet edhe ekrani për pajisje mobile Samsung Full HD (1,920×1,080 pixels) AMOLED, si dhe një Ultra HD (4,840×2,160 pixel) panel LCD TV 85-inch. (PCWorld Albanian)samsung

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>