Harduer

Ekrani i smartfonit të ri të LG pothuajse nuk ka kornizë anësore

Nov 1 2014
0 Shpërndarje
Ekrani i smartfonit të ri të LG pothuajse nuk ka kornizë anësore

2A jeni të lodhur duke parë gjithmonë atë hapësirë boshe rreth ekranit në smartfonin tuaj?! LG ka menduar për këtë dhe ka ndërtuar smartfonin e saj më të ri. Ky smartfon ka një ekran 5.3 inç, 1080 megapixel dhe ka një mini kornizë anësore 0.7 milimetër.

Sigurisht që kjo është një pamje tepër e bukur për tu parë. Kompania LG ka vendosur që të prodhojë në një masë të gjerë këtë lloj smartfoni duke parë reagimin pozitiv të publikut. Ajo ka lajmëruar se ky produkt do të dalë si fillim në tregun kinez.

Por duke qenë pjesa më e madhe e telefonit ekran, lind pyetja si mund ta mbash apo ta përdorësh këtë telefon. Sigurisht që ai është i pajisur me butona ne pjesën e poshtme të ekranit. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>