Harduer

Ekrani prej safire i Apple Watch kushton vetëm 27 $

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
Ekrani prej safire i Apple Watch kushton vetëm 27 $

gsmarena_001Ora inteligjente Apple Watch u zyrtarizua jo shumë kohë më parë, por kompania nuk hyri në detaje rreth specifikave të saj. Për fat të mirë kemi disa analiza rreth pajisjes. NPS DisplayResearch vlerëson se versioni i orës së Apple do të ketë trashësi 42 mm dhe një ekran 1.5 inç, ndërsa modeli 38 mm trashësi do të ketë ekran 1.3 inç.

Që të dyja kanë një rezolucion: 240×320. Kjo rezulton në një densitet pixel-ash prej 299 ppi në modelin më të vogël, ndërsa 261ppi për modelin më të madh. Ekrani mendohet të jetë AMOLED dhe paneli është bërë nga LG-ja. Xhami prej safire qëndron në krye dhe është ofruar nga GT Advanced.

I gjithë ekrani për orën inteligjente Apple Watch vlerësohet të ketë kushtuar 28.41 dollarë. Dhe kjo kosto është për versionin më të madh prej 42 mm. Moduli i brendshëm i ekranit mendohet të kushtojë 7.86 dollarë, ndërsa xhami prej safire që mbulon panelin e prekje kushton 19.55 dollarë.

Duhet të keni parasysh se ky është thjesht një vlerësim jo përkufizim zyrtar nga ana e Apple. Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që një xham prej safire kombinohet më teknologjinë fleksibël AMOLED. Ora inteligjente do të jetë e disponueshme nga fillimi i vitit 2015 dhe do të kushtojë 349 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>