Lajmet

Ekskluzive: Kjo është Windows 10 në gjithë madhështinë e saj (Foto)

Feb 13 2015
0 Shpërndarje
Ekskluzive: Kjo është Windows 10 në gjithë madhështinë e saj (Foto)

DSC_0442

Ka mbërritur edhe Vëzhgimit Teknik i Windows 10 për telefonët Windows premtuar nga Microsoft gjatë konferencës së 21 Janarit. Windows 10 do të sjellë një dyqan të unifikuar aplikacionesh dhe është një ndër lëvizjet madhore të gjigandit të softuerit.

Aktualisht ky Vëzhgim Teknik është i disponueshëm në disa telefonë buxhetor Lumia si 630, 635, 730, 735 dhe 830. Kanë ngelur jashtë këtij përditësimi telefonët më të mirë të kompanisë si Lumia 930 dhe Lumia 1520. Ajo që na bie më tepër në sy në këtë version të hershëm të Windows 10 për telefonët është qëndra e njoftimeve e përmirësuar ndjeshëm dhe një aplikacion për shfletimin e skedarëve që i munguar kësa platforme. Aplikacioni i fotove është ridizenjuar ndërsa në ditët në vazhdim do të kemi akses edhe në aplikacionet universale të Word, Excel, Power Point dhe Outlook.

Vëzhgimin Teknik të Windows 10 do të mund ta shkarkoni përmes aplikacionit Windows Insider. Ne do ju ofrojmë edhe një artikull “Ja Sesi” ku të mësoni për instalimin e këtij Vëzhgimi.

DSC_0443 DSC_0447 DSC_0448 DSC_0450 DSC_0452 DSC_0453 DSC_0455

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>