Lajmet

Ekskluzive: Modelet e reja të HTC, Samsung e Nokia në IPKO?

May 3 2011
0 Shpërndarje
Ekskluzive: Modelet e reja të HTC, Samsung e Nokia në IPKO?

Sipas këtij informacioni thuhet se IPKO do të ofrojë pako të ndryshme që përfshijnë edhe telefonat e fundit mobil, që ofrohen nga operatorët e mëdhenj botëror, ndërsa në mesin e celularëve të rinj që do të ofrohen së shpejti për shitje do të jenë modelet e reja të Nokia, HTC, LG, Samsung dhe brende tjera të cilat kërkohen në treg.

Madje sipas burimit tonë, edhe modeli më i fundit Galaxy S II do të jetë në ofertë për konsumatorët e këtij operatori. Për të gjithë ata që nuk i dinë karakteristikat e këtij modeli, ia vlen të thuhet se Samsung Galaxy SII posedon ekranin e ndjeshëm në prekje Super Amoled Plus me 4.3 inç, opsionin për pagesa (NFC), incizim në Full HD me 1080p, procesorin dual-core me 1.2GHz, qasje në VPN, kamerën e pasme me 8MP, LED ndriçues e çka jo tjetër.

Shitja e tyre, është thënë për PCWorld Albanian se do të bëhet në forma të ndryshme, dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe mundësi të blerjes së pakove telefonike që ofrohen së bashku me celularin, duke lehtësuar kështu mundësitë e blerjes së këtyre celularëve të shtrenjtë për secilin konsumatorë.

Përderisa ky është një lajm shumë i mirë për tregun e Kosovës, që është mbingarkuar me shitje ilegale të celularëve të prodhuesve të ndryshëm, gjërat ende duhet të konfirmohen sepse detajet e ofruara janë jo zyrtare dhe zyrtarët e IPKO’s kanë hedhur poshtë mundësinë për të komentuar diçka rreth kësaj për PCWorld Albanian.

Megjithatë në momentin që do të dëgjojmë diçka të re, ju lexues të PCWorld Albanian do të jeni të parët që do të informoheni.

Lajmet e fundit>