Lajmet

Ekspansioni i WhatApp vazhdon, shërbimi numëron 700 milion përdorues aktivë

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
Ekspansioni i WhatApp vazhdon, shërbimi numëron 700 milion përdorues aktivë

a456e70d-11a8-4749-9d35-5c8eb5523f10-620x372Aplikacioni i shkëmbimit të mesazheve WhatApp ka arritur një objektiv tjetër: 700 milion përdorues aktivë në muaj të cilët dërgojnë 30 miliard mesazhe çdo ditë. Shefi ekzekutiv Jan Koum ka publikuar disa statistika përmes një statusi në Facebook, kompani kjo e cila e bleu starup-in për 22 miliard dollar në tetor të 2014. “Ne po ndajmë një tjetër moment të rëndësishëm për WhatsApp i cili tashmë numëron më shumë se 700 milion përdorues aktivë. Për më tepër, çdo ditë përdoruesit tanë dërgojnë mbi 30 miliard mesazhe,” shkroi Koum. “Aq të emocionuar sa jemi nga këto statistika që tregojnë rritjen tonë të vazhdueshme, jemi edhe më shumë të inkurajuar të vazhdojmë në ndërtimin e një produkti madhështor në 2015.”

Rritja e shpejtë e WhatsApp ka vazhduar më tej edhe pas blerjes nga Facebook, një marrëveshje e cila u zbulua në muajin shkurt të vitit të shkuar me çmim fillestar prej 19 miliard dollar. Procedurat e vonuara bënë që blerja përfundimtare të kryhej në Tetor të 2014 me një shifër relativisht më të lartë se ishte përcaktuar më parë prej 22 miliard dollar. Objektivi më i fundit i WhatsApp ishte shifra e 600 milion përdoruesve aktivë në gusht të 2014, kjo do të thotë se që atëherë numri i përdoruesve është rritur 25 milion çdo muaj.

Veçoria kryesore e zbuluar në 2014 ishte shtimi i enkriptimit në aplikacionin e saj për Android duke e bërë shumë të vështirë përgjimin e komunikimit të përdoruesve. Hapat tjerë në 2015 mendohet të jenë shitimi i thirrjeve me zë duke e bërë një konkurrent direkt me shërbime si Skype. Kjo veçori mendohej të lançohejvitin e shkuar por në Tetor të 2014 u lajmërua se do të shtyhej për në tre mujorin e parë të 2015 për shkaqe teknike.

Bashkëthemeluesi i WhatsApp ka qenë i drejtpërdrejt në premtimet e tij ku më parë kishte thënë se blerja nga ana e Facebook nuk do të ndryshonte principet dhe privatësinë e përdoruesit. Ndër rivalët e tjerë të WhatsApp duhet të përmendin edhe aplikacionin Messenger të Facebook i cili arriti 500 milion përdorues në Nëntor të 2014 si dhe aplikacionin kinez WeChat i cili arriti 438 milion përdorues aktivë në Gusht të po atij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>