Lajmet

Eksperimente të jashtëzakonshme laserike në Evropën Lindore!

Apr 28 2011
0 Shpërndarje
Eksperimente të jashtëzakonshme laserike në Evropën Lindore!

Baza e këtyre laserëve do të ndërtohet në Çeki, Hungari dhe Rumani, dhe sipas raporteve të para do të përdoren për të bërë eksperimente të jashtëzakonshme në lidhje me gjithësinë.
Këta laser pritet të kompletohen në vitin 2015, ndërsa sipas New Scientist pulset që do të burojnë prej këtyre laserëve do të kenë një fuqi prej 10 peta vat (1016 vat) – që është ekuivalenti me disa qindra herë më shumë sesa fuqia që përdoret nga civilizimi i njeriut.

Secili laser do të kushtojë rreth 400 milion dollarë, ndërsa dizajni dhe detajet në ta do të ndryshojnë, dhe secili prej tyre do të performon eksperimente fizike të energjisë së lartë, duke përfshirë përshpejtimin e grimcave duke përdorur puls laserik, duke studiuar nukleusin atomik dhe duke gjeneruar edhe më shumë pulse për të studiuar dinamikën e ndodhive ekstrem të shpejta në atome.

Nëse çdo gjë shkon si duhet, një laser i katërt do të ndërtohet dhe ai do të ketë 10 rreze. Secila rreze do të ketë dyfish më shumë energji sesa tre laserët e përmendur më parë, dhe do të sjellë një total prej 200 petavat. Koordinatori i projektit Gerard Mourou, drejtor i Institutit për Ndriçim Ekstrem në Francë, shpreson se sistemi do të arrijë në intensitetet të tilla që të bëjë të mundur bërjen reale të grimcave “virtuale”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>