Lajmet

Eksperimenti i Facebook-ut e vendos atë përball hetimeve nga autoriteti rregullator në Britani

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
Eksperimenti i Facebook-ut e vendos atë përball hetimeve nga autoriteti rregullator në Britani

1000x665213Facebook është në telashe në Britani si rezultat i eksperimentit të diskutueshëm që rezultoi në manipulimin e gjendjes emocionale të qindra mijëra përdoruesve për shtatë ditë rresht.

Financial Times raporton se Autoriteti Rregullator për Mbrojtjen e të Dhënave, Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO), po vështron çështjen lidhur me eksperimentin e Facebook-ut dhe nëse janë shkelur ligjet për mbrojtjen e të dhënave nga kjo nismë. Kjo bëhet me qëllim të përcaktohet sesa të dhëna përdoruesish janë përdorur dhe nëse përdoruesit e kanë dhënë pëlqimin e tyre në lidhje me këtë eksperiment.

Përveç hetimit ndaj Facebook-ut, thuhet se ICO do ti drejtohet Autoritetit Rregullator të Irlandës në lidhje me çështjen sepse zyrat qendrore të Facebook-ut në Evropë ndodhen në Dublin.

Pak muaj më parë Facebook u gjend përsëri në telashe sepse Google kishte filluar të largonte lidhjet e papërdorura më nga rezultatet e saj të kërkimeve si rezultat i ligjit të hyrë në fuqi kohët e fundit i njohur si “E drejta për tu harruar”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>