Eksperimenti i fundit i Mozilla-s shton bashkëpunimin me çfarëdo uebfaqe

Apr 15 2013
0 Shpërndarje
Eksperimenti i fundit i Mozilla-s shton bashkëpunimin me çfarëdo uebfaqe

mozillaPër momentin vetëm si dëshmi e konceptit, TowTruck nga Mozilla Labs paraqet një zgjidhje për bashkëpunim të personave që ndodhen larg njëri-tjetrit fizikisht, e që kjo largësi fizike të zbehet me mundësimin e kësaj zgjidhjeje me burim të hapur.

Duke e ditur rëndësinë e madhe që ka fituar punimi nga larg, kjo zgjidhje edhe pse mund të mos jetë e vetmja mund të jetë e mirëseardhur për shkak edhe të natyrës me burim të hapur (ang. open source).

Me këtë projekt, Mozilla synon që ta bëjë më të lehtë për çdokënd që të bëjnë punë të përbashkët në ueb – duke e ditur se sa i rëndësishëm është bërë komunikimi nga larg, është gjë vërtet e këndshme kur shihet që Mozilla po e zhvillon një alternativë të tillë me burim të hapur.

Mozilla paralajmëron që TowTruck është “softuer i cilësisë alpha”. Këtë shërbim mund ta provoni dhe ta merrni kodin këtu. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>