Ja se si

Eksperimenti i ri në Chrome kthen uebfaqen në një lojë 3D

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
Eksperimenti i ri në Chrome kthen uebfaqen në një lojë 3D

pcworld1Google në Japoni ka vendosur atë që duket të jetë njëri nga eksperimentet më interesante me Chrome deri më tani.

Demonstrimi i fundit online iu mundëson që të sinkronizoni kompjuterin dhe pajisjen tuaj mobile, duke e kthyer çdo uebfaqe në një lojë në 3D, të mundshme për t’u luajtur, të cilën mund ta kontrolloni me smartfonin tuaj ose tastet me shigjeta në Mac ose PC.

Për ata që nuk janë të familjarizuar, Chrome Experiments ishte lëshuar së pari në vitin 2009 si një rrugë për të paraqitur teknologjitë më të fundit duke përdorur HTML5, JavaScript dhe WebGL, përveç gjërave të tjera. Deri në shtatorin e vitit të kaluar, ChromeExperiments.com ka marrë rreth 500 eksperimente të tilla. Kjo veçori e re e eksperimentit në 3D është mjaft e bukur.

Faqja në ballinë iu mundëson që të shndërroni çdo uebfaqe në një labirint 3D. Ai tashmë e anon uebfaqen në anën e tij dhe ju mund të përdorni telefonin tuaj si një kontrollues të lojës për të lëshuar një top të argjendtë, të ndriçuar i cili më parë ishte grafika e uebfaqeve.

Për t’ia filluar, ju duhet të qaseni në faqen në Chrome.com/maze duke përdorur Chrome në desktopin dhe telefonin tuaj (iOS ose Android), pastaj sinkronizoni tabet e shfletuesit tuaj. Në një mënyrë tjetër, ju gjithashtu mund të vendosni lidhjen ose të skanoni një kod QR për të sinkronizuar dy sesionet tuaja për shfletim.

Kjo veçori synon të tregojë mbështetjen për akselerometër HTML5, sinkronizimin mobil me ueb duke përdorur websockets dhe ndarja e uebfaqes në pjesë të bazuar në përpunim imazhi dhe DOM… ose kështu shpjegohet në Hacker News.

Firefox së fundi lëshoi një vegël të brenda-ndërtuar për zhvilluesit të quajtur Tilt, që iu mundësonte përdoruesve të shihnin faqet në 3D.

Ju mund ta përdorni labirintin 3D këtu: Chrome.com/Maze. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>