Lajmet

Ekspertët e fotografisë mobile do të mblidhen javën e ardhshme në një takim në San Françisko

Oct 12 2014
0 Shpërndarje
Ekspertët e fotografisë mobile do të mblidhen javën e ardhshme në një takim në San Françisko

shutterstock_175225706-798x310Çdo smartfon në planet ka një kamerë, nganjëherë edhe dy. Dhe për çdo kamerë smartfoni, ka një sërë aplikacionesh që ju mund të përdorni për të kapur imazhe, të editoni, të ruani, ndani si dhe ti ruani në albume, libra, postera ose çfarëdoqoftë. Ata që krijojnë këto aplikacione do të mblidhen së bashku në San Françisko javën e ardhshme për një konferencë të dytë vjetore të quajtur “Mobile Photo Connect”. Kjo mbledhje e ekzekutivëve dhe sipërmarrësve do të realizohet ditën e mërkure, më datë 15 tetor në qendrën Fort Mason.

Më shumë se 130 zhvillues të aplikacioneve të imazheve do të mblidhen, kompanive të imazhit, shitës të pajisjeve mobile nga industritë e disa kontinenteve si Azia, Europa, dhe Amerikat. Konferenca do të shfaqë një sërë aplikacionesh të reja dhe përmirësime të atyre të vjetra nga kompani si Applied Recognition, AtomKnows, Befunky, CanvasPop, Eversnap, Joindrop, Krome Photos, Looksery, MailPix, Orbeus, PhotoGurus, Pixicle, Quirl, Sky Mobile Technologies, Takes, Taopix dhe Walgreens.

Kjo nuk është e gjitha. Përveç prezantimit të produkteve të reja, një nga diskutimet kyçe në panel do të mbulojë tema të tilla si: E ardhmja e organizimit të imazheve: nga manuali deri në mësim të thellë si dhe e ardhmja e Tregimeve: nga ndarja e imazheve në ndarjen e eksperiencave. Në panel do të jenë Matthew Zeiler, themelues dhe CEO i Clarifai, Nare Dubey, CEO i PhotoGurus, Chris Lee, menaxher produktesh tek Dropbox, Mok Oh, bashkëthemelues dhe CEO i Moju Labs, Reid Genaur, CMO në Magisto, etj.

Konferenca Mobile Photo Connect hostohet nga analisti i GigaOm Hans Hartman, president i Suite 48 Analytics dhe Alexis Gerard, themelues i Future Image dhe 6Sight Future of Imaging Conference. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>