Analiza

Ekspertët: Kamerat e iPhone 6 dhe 6 Plus janë më të mirat sot në treg, por jo perfeke

Sep 27 2014
0 Shpërndarje
Ekspertët: Kamerat e iPhone 6 dhe 6 Plus janë më të mirat sot në treg, por jo perfeke

kamer iphone6iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë thyer rekord përsa i përket shitjeve dhe tani ata ndeshen me një vlerësim të ri. Specialistët e kamerave të laboratorit DxO i kanë vlerësuar kamerat e këtyre dy smartfonëve si kamerat më të mira sot për sot në treg.

Duke përdorur një kombinim të disa testeve ekspertët iu kanë dhënë të dy versioneve të iPhone-ve pikët më të larta, 82 pikë.

Pas iPhone-ve renditet në listë Samsung Galaxy S5 dhe Sony Xperia Z3 me nga 79 pikë, ndërsa iPhone 4 është vlerësuar me vetëm 50 pikë. Triumfi i Phone 6 dhe 6 Plus mbi Sony Xperia Z3 tregon se kualiteti i imazhit nuk varet vetëm nga numri i megapixelave që ka një kamerë.

Ndërkohë që dy variantet e iPhone 6 vijnë me një kamerë 8 megapixel, kamera e Sony Xperia Z3 është 20.7 megapixel. Gjatë krahasimit të dy iPhone-ve ekspertët vunë re ndryshime të vogla mes tyre. Ata morën më shumë pikë përsa i përket autofokusimit, fotot në ndriçim të ulët por edhe të lartë, perfomancë të mirë flashi etj.

Dhe gjatë testimit të videos kamerat ja dolën më së miri, ato vërtetuan se ishin të shpejta e të sakta. Edhe pse janë kamera shumë të mira ato nuk u cilësuan si perfekte. Të dy telefonët shfaqën mjegulli dhe paqartësi në disa foto në kushte të veçanta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>