Analiza

Ekspertët: Komunikimi online kërkon përditësim dhe interaktivitet

Sep 10 2013
0 Shpërndarje
Ekspertët: Komunikimi online kërkon përditësim dhe interaktivitet

Në fillim institucionet e ndalonin përdorimin e tyre. Por sot, janë pjesë e pandashme e komunikimit publik. Po flasim për rrjetet sociale, Facebook e Twitter.

Televizioni Vizion Plus me seli në Shqipëri ka vëzhguar faqet e institucioneve dhe politikanëve në vendet fqinje, ku rezulton se këto media zënë një hapësirë të konsiderueshme në politikëbërje.

Rrjeti social më i përdorur nga politikanët, kryesisht në Greqi, Serbi e Itali është Twitter-i, në të cilin vërehet dhe një komunikim interaktiv. Ajo që bie në sy gjatë kërkimit, krahas rrjeteve sociale, është përditësimi që institucionet në vendet fqinje i bëjnë faqeve të tyre online, veçanërisht në YouTube.

Si është ky lloj komunikimin ne Shqipëri? Faqja e Këshillit te Ministrave që nuk ka as Twitter e as Facebook. Madje edhe në kategorinë video, postimi i fundit, është urimi i kryeministrit për vitin e ri. Drejtori i “Abacus Research” në Shqipëri, Thanas Goga, thotë për Tekevizionin Vizion Plus se institucionet dhe politikanët nuk do të mund të marrin frytet e duhura të këtij komunikimi nëse faqet online nuk përditësohen dhe nëse nuk shfrytëzohet karakteri multimedial që ato kanë potencialin të ofrojnë.

Edhe Ministria e Teknologjisë dhe Inovacionit në Shqipëri, institucioni që udhëheq projektin e Shqipërisë Dixhitale, postimin e saj të fundit në faqen e saj në Facebook e ka bërë më 31 maj. Ndërsa bashkëbisedimi në këtë faqe është shumë i varfër. Ekspertët theksojnë se në komunikimin politik, ndërveprimi është shumë i rëndësishëm.

Me ndërrimin e qeverisë në shtator, ndoshta dhe komunikimi politik online do të ndryshojë. Këtë përshtypje të paktën le faqja online e Partisë Socialiste dhe përdorimi aktiv i Twitter-it nga ana e kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama. Në të kundërt, do të vazhdojmë të kujtojmë shprehjen e shkrimtarit amerikan, Denis Waitley: Kush nuk di të përdorë rrjetet sociale, nuk di të punojë (PCWorld Albania)

komunikimi-on

Lajmet e fundit>