Analiza

Ekspertët parashikojnë që në 2015 do të ketë 1 miliard përdorues të tabletëve

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
Ekspertët parashikojnë që në 2015 do të ketë 1 miliard përdorues të tabletëve

27e8f398-8bce-4615-b0ba-a08e541b5beb-620x372Më shumë se 1 miliard individë do të përdorin një tablet në vitin 2015, ku afro 1/3 e tyre do të jenë qytetarë kinez. Këto të dhëna vinë nga firma kërkimore eMarketer. Kompania pretendon se afro 15 % e popullsisë globale do të përdori një tablet të paktë njëherë në muaj, por rritja do të ngadalësohet në vitet që do të pasojnë. Në fakt, ky ngadalësim është në poçes e sipër. Numri i përdoruesve të tabletëve u rrit në 54.1% në 2013 dhe 29.1 % në 2014 sipas eMarketer, ku kjo firmë parashikon se ky proces do të ngadalësohet në 17.1% në 2015.

Nga këto 1 miliard përdorues në 2015, 328.3 milion do të jenë në Kinë, 156 milion në SHBA, 40.4 milion në Indi dhe 32.2 milion në Britani. eMarketer gjithashtu citon tre trende si shkaktarët e ngadalësimit të këtyre statistikave globalisht duke përfshirë edhe faktin se një pjesë e madhe e tabletëve shikohen si produkte luksi.

Tabletët po përballen me një rritje konkurrence nga ana e smartfonëve, përfshi edhe phabletët, veshjet elektronike, televizorët dhe pajisjet e dedikuara të lojërave. Një tjetër faktor është edhe paqartësia ne qëllimin e përdorimit të një tabletit sipas eMarketer. Kompania Apple vazhdimisht është përballur me pyetje nga analistët lidhur me shitjet e linjës së saj të tabletëve, iPad, të cilat kanë rënë nga viti në vit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>