Lajmet

Ekspertët përgëzojnë Apple për sigurimin e autentikimit me dy hapa

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
Ekspertët përgëzojnë Apple për sigurimin e autentikimit me dy hapa

Apple këtë javë ofroi për përdoruesit e produkteve Apple autentikimin me dy hapa për të siguruar Apple ID nga sulmet e dëmshme.

Kjo masë bllokon ndryshimet e paautorizuara të llogarive në iCloud apo iTunes si dhe ndalon vjedhjen e Apple ID nga hakerat, të cilët e përdorin për të blerë përmbajtje dixhitale ose produkte fizike nëpërmjet kartave të kreditit të ruajtura në llogaritë e klientëve të iTunes dhe dhe Apple Store.

Përdoruesit e iTunes janë ankuar prej vitesh për nivelet jo të kënaqshme të sigurisë pasi ka pasur plot raste ku llogaritë e tyre janë sulmuar shumë lehtë. Ekspertët e sigurisë përgëzuan Apple për marrjen e kësaj mase dhe përqendrimin tek siguria pavarësisht se reagimi ishte me vonesë.

Autentikimi me dy faktorë, i quajtur ndryshe autentikimi me dy hapa është një nga metodat që po kërkohet gjithnjë e më tepër për sigurimin e një llogarie krahasuar me përdorimin e një fjalëkalimi. Për shërbimet e uebit gjenerohet një kod i cili i dërgohet përdoruesit me anë të një mesazhi.

Apple përdor të njëjtën metodë dhe bën dërgimin e kodit në një pajisje iOS, iPhone ose iPad nëpërmjet lajmërimeve të Find My iPhone. Ky i fundit ka për funksion lokalizimin e pajisjeve të humbura ose të vjedhura.

Ekspertët shprehen se përdorimi i Find My iPhone është një zgjidhje shumë herë më e mirës se dërgimi i mesazheve tradicionale që ka problemet e veta të sigurisë.

Kodi mund të merret në çdo kohë nga përdoruesit edhe në rast se po përdor një pajisje të Apple që nuk disponon valë telefoni. (PCWorld Albanian)

Apple security

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>