Ja se si

Eksplorim më të shpejtë në Internet

Jul 8 2008
0 Shpërndarje
Eksplorim më të shpejtë në Internet

Për të përmirësuar punën në rrjet të XP apo Vista, kemi zgjedhur Twark-XP Pro Premium (find.pcworld.com/60260) dhe TweakVI Premium (find.pcworld.com/60621) nga TotalIdea Software. Të dy aplikacionet përmirësojnë qasjen në internet pa pasur nevojë të ndërhyni në registër apo në ndonjë tipar të fshehtë të Windows. Të dy kompletet përmbajnë një numër të madh rregullimesh, si për qasje në internet ashtu edhe për shfletim të faqeve. Network Magic Pro (find.pcworld.com/60619) gjithashtu është një program i ngjashëm. Përshtatja e nivelit të

sistemit është më pak e rëndësishme në Vista se sa në XP, pasi Vista rregullon në mënyrë dinamike portin TCP (protokoll për transfertë skedarësh). Përdoruesit e Vista mund të rregullojnë vetëm aplikacionet specifi ke, veçanërisht shfl etuesit e tyre të internetit. Për të shpejtuar hapjen e faqeve në Firefox, provoni Firetune (find.pcworld.com/60419) apo Fasterfox (find.pcworld. com/60420). Të dy programet janë të lehtë për tu përdorur dhe më e rëndësishmja, janë falas. Fasterfox ka disa opsione shtesë për përdorues më të avancuar. Të dy aplikacionet rregullojnë tipare të thjeshta, si kapacitetin e memories për regjistrimin e faqeve të vizituara, maksimumin e lidhjeve të menjëhershme dhe punën me disa detyra përnjëherësh. Shkarkuesit popullorë mund t’ju kursejnë kohë për të marrë nga interneti skedarët tuaj të parapëlqyer. Një nga ata dhe më i popullarizuari është Download Accelerator Plus (find.pcworld.com/60421), i cili menaxhon tërë procesin e shkarkimit, duke mundësuar shkarkimimin e skedarëve nga disa vendndodhje dhe përmbledhjen në një vend. Vetëm klikoni download dhe programi kryen pjesën tjetër të punës. Integrohet shumë mirë në Internet Explorer dhe Firefox.

Lajmet e fundit>