Lajmet

Eksploroni ndërtesën më të lartë të botës përmes Google Street View

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
Eksploroni ndërtesën më të lartë të botës përmes Google Street View

Google Street View mund të përdoret për të shuar disi kuriozitetin e vizitimit të një sërë monumentesh historikë apo ndërtesash legjendare në botë.

Përmes saj mund të eksplorosh oqeanet, shkretëtirat, vendet më të bukura të botës, Antarktidën etj.

Së fundmi, listës së gjatë të këtyre vendeve i është shtuar edhe ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai. Rreth 830 metra e lartë, Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë e krijuar nga dora e njeriut.

Tashmë, falë Google Street View, mund të shihni pamje të ndryshme jashtë dhe brenda saj. Mund të eksploroni katin e 128-të nga ku duket gjithë Dubai, apo pishinën më të lartë në botë në katin e 76-të, ose të shihni si në një turne katin e fundit të ndërtesës.

Google ka shkruar në blogun e vet gjatë ditës së hënë se pamjet janë shtuar dhe janë të disponueshme për t’u parë. Më tepër informacione, mund të merrni edhe nga videoja e mëposhtme në YouTube. Ose, mund ta vizitoni menjëherë koleksionin e Burj Khalifa Street View . (PCWorld Albanian)

google street view

Tags >

Google
Lajmet e fundit>