Lajmet

Ekspozimet më të mëdha të të dhënave në internet

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
Ekspozimet më të mëdha të të dhënave në internet

New York State Electric & Gas Co. 

Vendndodhja: Rochester, N.Y. 

Numri i rekordeve të ekspozuara: 1.8 milionë skedarë që përfshinin numrat e sigurimit sociale, ditëlindjet dhe numrat e llogarive bankare. Shkaku ishte qasja e paautorizuar i një personi të kontraktuar.  

Global Payments, Inc. 

Vendndodhja: Atlanta, Ga. 

Numri i rekordeve të ekspozuara: 1.5 milionë karta pagese si dhe emrat e tregtarëve të kompanisë. 

California Dept. of Child Support Services 

Vendndodhja: Sacramento 

Numri i rekordeve të ekspozuara: emrat e 800,000 të rriturve dhe fëmijëve që ndodheshin në katër pajisje ruajtëse të humbura nga IBM dhe Iron Mountain. Besohet të kenë humbur në transportin midis Boulder dhe Sacramento. 

Utah Dept. of Technology Services 

Vendndodhja: Salt Lake City, Utah 

Numri i rekordeve të ekspozuara: 780,000 skedarë të pacientëve në lidhje me të dhënat e tyre mjekësore. Thuhet se sulmi erdhi nga afër Europës Lindore.  

In-Home Support Services, state of California Dept. of Social Services 

Numri i rekordeve të ekspozuara: informacione personale të mbiii 701,000 individëve që merrnin përkujdesje në shtëpi, e cila ishte dërguar e pakoduar me postë nga HP. Pakoja ishte dëmtuar gjatë transportimit dhe disa të dhëna mungonin.  

University of Nebraska 

Vendndodhja: Lincoln, Neb. 

Numri i rekordeve të ekspozuara: 654,000 skedarë me të dhëna personale në lidhje me studentët, prindërit e tyre si dhe punonjësit e universitetit. Dyshohet se hakeri ishte një student.  

University of North Carolina-Charlotte 

Vendndodhja: Charlotte, N.C. 

Numri i rekordeve të ekspozuara: 350 000 skedarë me të dhëna personale, që përfshinin numrat e sigurimit social dhe llogarive bankare të stundentëve dhe anëtarëve tjerë të fakultetit.  

Emory Healthcare, Inc. 

Vendndodhja: Georgia 

Numri i rekordeve të ekspozuara: të dhëna në lidhje me 315,000 pacientë, që përfshinin numrat e sigurimit social u vodhën nga 10 disqe kompjuterike. Kjo mund t’i kushtojë spitalit 200 milionë $.  

South Carolina Dept. of Health & Human Services 

Numri i rekordeve të ekspozuara: 228,435 emra të personave që përfitonin ndihmë mjekësore. Deri tani është arrestuar një ish punonjës që ka transmetuar këto të dhëna përmes e-mailit. 

Thrift Savings Plan 

Vendndodhja: Washington, D.C. 

Numri i rekordeve të ekspozuara: të dhëna të mbi 123,000 punonjësve federal.  

Dept. of Children and Families 

Vendndodhja: Florida 

Numri i rekordeve të ekspozuara: informacione personale të mbiiiii 100,000 punonjësve të përkujdesit ndaj fëmijëve. Shkaku ishte ruajtja e këtyre të dhënave online pa përdorur fjalëkalim. 

Housatonic Community College 

Numri i rekordeve të ekspozuara: informacione mbi 87,667 anëtarë të kampusit u vodhën nga dy kompjutera. Shkaku i mundshëm mendohet të jetë infektimi nga një maluer.  

Digital Playground 

Vendndodhja: Van Nuys, Calif. 

Numri i rekordeve të ekspozuara: hakerat pretendonin se kishin marrë të dhëna personale që përfshinin numrat e kartelave të kreditit të afro 40,000 përdoruesve të Ueb faqes për të rritur Digital Playground. 

University of Tampa 

Vendndodhja: Tampa, Fla. 

Numri i rekordeve të ekspozuara: 36,818 emra, numra identifikimi të studentëve, numra të sigurimit social dhe datëlindje u bënë publike në internet për shkak të një mosfunksionimi të serverit. 

Howard University Hospital 

Vendndodhja: Washington, D.C. 

Numri i rekordeve të ekspozuara: të dhëna mjekësore mbi 34,503 pacientë për shkak se laptopi i një ish punonjësi u vodh.  

Clarksville-Montgomery County School System 

Vendndodhja: Clarksville, Tenn. 

Numri i rekordeve të ekspozuara: emrat, numrat e sigurimit social si dhe të dhëna të tjera që i përkisnin 110,000 njerëzve u vodhën nga hakerët Spex Security që hynë në sistemin e rekordeve të shkollës dhe postuan online të gjitha të dhënat e mësiperme. (PCWorld Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>