Softuer

Ekspozohet aplikacioni sekret i Facebook për iPad

Jul 25 2011
0 Shpërndarje
Ekspozohet aplikacioni sekret i Facebook për iPad

MG Siegler nga TechCrunch thekson se aplikacioni është solid dhe ka veçoritë e duhur për të qenë aplikacion zyrtar, por sipas tij nuk ka ndonjë garancion rreth asaj se kur do të lansojë produktin edhe zyrtarisht gjiganti social, megjithëse duket se dita po afrohet.

Pas disa muajve “neglizhim” të rëndësisë së të pasurit një aplikacion për iPad, dhe në vend të kësaj duke u koncentruar më shumë në HTML5, Facebook duket se në fakt ka qenë duke punuar mjaft shumë në këtë drejtim. Dhe kësaj radhe bëhet fjalë për një përvojë të pasur HTML5, me gjëra si News Feed që mbushen në këtë formë. Por gjërat tjera si ngarkimi i imazheve në fakt nuk mund të bëhet në këto momente pa pasur kodin origjinal të aplikacionit.

Shumë blogje tjera për teknologji kanë dhënë fjalë të mira dhe janë shprehur se menyja e re në të majtë dhe aplikacioni në përgjithësi ofron funksionalitet të mirë, kështu që mezi po pritet dita e paraqitjes zyrtare në treg. Më poshtë mund të shihni edhe disa imazhe të aplikacionit të marra nga TechCrunch. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>