Lajmet

Ekspozohen aksidentalisht mijëra dokumente në shërbimin online Microsoft Office 365

Mar 28 2017
0 Shpërndarje
Microsoft premtoi marrjen e masave për të mbrojtur të dhënat dhe heqjen e të dhënave sensitive të ekspozuara. Ekspozohen aksidentalisht mijëra dokumente në shërbimin online Microsoft Office 365 Photo Source: Microsoft

Dokumente kofidenciale, fjalëkalime dhe të dhëna shëndetësore janë ekspozuar aksidentalisht nga shërbimi Microsoft Office 365 u shprehën hulumtuesit.

Informacioni sensitiv u gjet përmes një motori kërkimorë pjesë e Office 365. Hulumtuesit u shprehën se shumica e konsumatorëve, përfshi edhe biznese, besonin se këto dokumente ndaheshin vetëm me kolegët.

Microsoft premtoi marrjen e masave për të mbrojtur të dhënat dhe heqjen e të dhënave sensitive të ekspozuara.

Informacioni u zbulua nga hulumtuesi i sigurisë Kevin Beaumont duke përdorur motorin kërkimor Docs.com, një uebsajt i cili është pjesë e Office 365.

Në një seri cicërimash, Beaumont zbuloi informacione sensitive përmes Docs.com. Menjëherë filluan ankesat e përdoruesve në rrjetet social ndaj Microsoft. Gjigandi i softuerit reagoi duke hequr kutinë kërkimore nga Docs.com.

Megjithatë me 27 Mars ajo u rikthye në Docs.com ku Microsoft tha se kishte filluar marrjen e masave për të bllokuar qasjen në dokumente sekrete dhe personale jo vetëm nga Docs.com por edhe nga Google. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>