Lajmet

Ekzekutivi i Microsoft në Francë, Croizer: Windows 9 do të zbulohet javën e ardhshme

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
Ekzekutivi i Microsoft në Francë, Croizer: Windows 9 do të zbulohet javën e ardhshme

windows91-100414110-largeMegjithëse pritet gjerësisht që Microsoft të zbulojë Windows 9 javën e ardhshme, kompania po qëndron më gojë mbyllur rreth planeve ekzakte për eventin e datës 30 shtator. Për fat jo të mirë, Presidenti i Microsoft-it në Francë Alain Croizer i “shpëtoi” diçka.

Duke folur në një event ditën e marte, Crozier tha se Microsoft mund të zbulojë Windows 9 javën e ardhshme. Komentet e tij fillimisht u cituan nga WPCentral, dhe më pas TechCrunch konfirmoi përkthimin nga frëngjishtja.

Microsoft i qëndron linjës zyrtare rreth eventit të 30 shtatorit që mendohet të ketë edhe një seksion dedikuar për sipërmarrësit. Por duke pasur parasysh faktin se kohët e fundit shumë informacione janë zbuluar, ne besojmë se Windows 9 do të jetë tema qendrore e asaj dite. 3

Sa i përket emërtimit të sistemit operativ, disa spekulime thonë se Microsoft thjeshtë do të përdorë emërtimin “Windows” si pjesë e reformimit të brendit që kemi vënë re edhe në telefonët Lumia. Sigurisht çdo gjë ka mbetur për tu parë në datën 30 shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>