Biznes

Electronic Arts e quan demo, versionin pirat të Sims 3

Jun 23 2009
0 Shpërndarje
Electronic Arts e quan demo, versionin pirat të Sims 3

“Ju identifikuat sekretin e marketingut të kompanisë!” deklaroi duke bërë shaka për vjedhjen e Sims 3, bosi i EA John Riccitiello. “Ky ishte një koncentrim masiv i demo programit në Poloni dhe Kinë”.

“Në lojën që është piratuar ekziston (vetëm) një qytet (prej dy)… dhe Sims 3 ka një përmbajtje masive të gjësendëve të ndryshme, dhe shumë prej tyre shkarkohen në momentin që ju regjistroheni me EA… dhe i bashkoheni komunitetit online” shpjegoi ai. “Kështu pra, ju pranoni përmbajtjen si shtesë të qytetit të dytë (që mund të shkarkohet nga personat që regjistrohen) dhe kjo është një komponentë shumë e madhe … Një sasi e madhe e luajtjes është një mbulesë për komunitetin, ku ju bëni mostra të aseteve të krijuar nga persona tjerë”

Në anën tjetër, EA shpreson që piratët do të bien në kurth të tyre dhe do të lidhen për të shpenzuar të holla në veçori që janë duke u munguar. Pra thjeshtë, është sikurse një demo më e madhe.

Nuk është ide e keqe – dhe nuk është e ngjashme me ndonjë strategji të MMO-ve pa pagesë që tentojnë të implementojnë lojë me kosto të ulët, por në fakt përmbajtja më e mirë e saj kushton shtrenjtë.

Lajmet e fundit>