Vëzhgim

Eleganti Studio Hybrid PC nga Dell

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Eleganti Studio Hybrid PC nga Dell

Konfigurimi që testuam ne kishte 2.1-GHz Core 2 Duo T8100 CPU, 2GB memorie, një harddisk me 250GB dhe grafikë të integruar Intel Mobile 965 Express Chipset. Sistemi nuk është i zgjerueshëm, kështu që nuk ka mundësi të tjera grafike përveç grafikës së integruar të Intel. Ajo që vlen të theksohet rreth këtij sistemi është se nuk ju duhet të paguani një tarifë shtesë për dizajnin e vogël të kullës. Më pak për t’u vlerësuar është performanca e kësaj makine. Grumbulloi vetëm 79 pikë në testin tonë WorldBench 6, duke u radhitur në një kategori të ngjashme me HP TouchSmart IQ506, i cili gjithashtu përdorë pjesë të laptopëve; asnjëri nga këto sisteme nuk gjendet në një ligë me desktopët e vlefshëm e të konfiguruar mirë. Performanca grafike e dobët bëri që të dështonte në të gjitha testet tona me lojëra. Mungesat në performancë mund ta rendisin diku larg, por ideja e të pasurit të një sistemi plot stil, që lidhet me televizionin, më tërheq. Papritur, ideja e përdorimit të një PC-je si videoregjistrues dixhital, duket tepër e këndshme.

Lajmet e fundit>