Lajmet

Eleven përzgjedh vëzhgues për Kosovën

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Eleven përzgjedh vëzhgues për Kosovën

Përshpejtuesi (accelerator) i njohur për biznese të reja nga Bullgaria, Eleven ka njoftuar se Çelik Nimani, Menaxher i Trajnimeve dhe Ngjarjeve në “Innovation Centre Kosovo” dhe përfaqësues i Startup Weekend për Kosovën do të jetë vëzhgues i talenteve dhe bizneseve të reja në Kosovë.

Ky i fundit talentet e reja për biznes mund t’i referojë më pas direkt në “Ditën e Përzgjedhjes”. Nimani njihet edhe si një prej personave më aktiv në skenën e sipërmarrësve.

Vëzhguesit e Eleven, që ka partneritet me akseleratorin në Britani të Madhe Springboard dhe kompaninë e njohur botërore Google, do të gjejnë startups të talentuar . Më pas vëzhguesit do t’i referojnë ato tek Eleven, ku secili vëzhgues do të jetë në gjendje të dërgojë një startup direkt në një “Eleven Selection Day” që ndodh 3 herë në vit, në të cilin 10 deri në 15 startup prezantojnë për tu pranuar në Eleven.

Eleven investon 25,000 dollarë në 3 muajt e pare të përshpejtimit, dhe më pas mund të ketë edhe 25,000 dollarë investime tjera për 3 muaj tjerë shtesë. “ Startups” gjithashtu mund të marrin investime tjera shtesë në vlerë prej 150,000 dollarë, gjersa punojnë nën kulmin e Eleven që gjendet në Sofie.

Eleven përveç pranisë në nivel ndërkombëtar po shfaq pasionin e saj edhe në përkrahje të startups dhe sipërmarrësve në rajon, në mënyrë që të arrijnë sukses global. Çeliku Nimani, shprehet se “startups” nga Kosova do të kenë rastin që të jenë në një pozitë edhe më të mire dhe të gjejnë shtegun e duhur për të depërtuar aty ku nuk kanë pasur mundësi të jenë më herët.

Në rajon Eleven ka përzgjedhur edhe vëzhgues të tjerë si Bogdan Lordache nga How to Web për Rumaninë, Vukasin Stojkov bashkë-themelues i SEE ICT për Serbinë dhe Ivan Berzak Brkan, themelues dhe redactor i Netocratic për Kroacinë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>