Ja se si

Eliminoni problemet me antivirusin, Flash, Task Manager dhe iTunes

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Eliminoni problemet me antivirusin, Flash, Task Manager dhe iTunes

Shpejtoni AVG Antivirus Falas
Problemi: Kam kaluar në AVG Free 8.0. Tani Firefox është më i ngadalshëm dhe gjithë sistemi është bërë lëmsh. Ç’ka ka ndodhur me antivirusin tim të preferuar?
Zgjidhja: Versioni më i fundit i AVG Free (find.pcworld.com/61359) bën më shumë se vetëm zbulimin e viruseve; ka një mbrojtje më të fortë kundër malware dhe faqeve të dëmshme në internet. Për më shumë rreth përfitimeve nga AVG, shikoni rubrikën Alarm Sigurie. Por një nga veglat e sigurisë, LinkScanner, mund t’i ngadalësojë disa PC. LinkScanner kontrollon rezultatet e kërkimit nga Google, MSN dhe Yahoo për exploits apo faqe mashtruese. Vegla e maskon veten si një komponent i Internet Explorer, që programet malware mos ta zbulojnë e t’i fshihen. Nëse LinkScanner po ju ngadalëson kompjuterin, mund ta hiqni duke shkarkuar dhe riinstaluar AVG Free (Nuk duhet ta çinstaloni së pari.) Kur të fillojë instalimi, zgjidhni Add/Remove Components, klikoni Next për listën e komponentëve, hiqni nga lista LinkScanner dhe përfundoni procesin. Me siguri do të duhet të ristartoni kompjuterin dhe sigurohuni të bëni një azhornim manual, për të marrë përkufizimet më të reja kundër viruseve. Për të ndaluar ndonjë lajmërim të bezdisshëm që thotë se LinkScanner nuk funksionon, zgjidhni Tools, klikoni Advanced Settings, Ignore Faulty Conditions, zgjidhni kutinë e LinkScanner dhe klikoni OK. Nëse ende nuk jeni i kënaqur me AVG, provoni Avast Home Edition (find.pcworld.com/61358) ose për rreth 30$ përdorni të preferuarin tim, Kaspersky Anti-Virus 2009. (find.pcworld.com/61357).

Nuk keni zë në Web?
Problemi: Nuk arrij të dëgjoj zë kur shoh ndonjë video në You Tube ose CNN nga Firefox ose Internet Explorer. Çudi, pasi mund të dëgjoj MP3-sha në Windows Media Player dhe zërat e sistemit punojnë për mrekulli.
Ndonjë sugjerim?
Zgjidhja: Ja një lajm i shkurtër rreth Flash: Herën e fundit që keni azhornuar Adobe Flash player, disa ndryshime në Regjistër, që rregullojnë vendosjen e kodekseve në Windows, ka mundësi të jenë vendosur gabim. Zgjidhja do t’ju marrë disa minuta. Lexoni udhëzimin në find.pcworld.com/61360 dhe shkarkoni skedarin.reg nga find.pcworld.com/61361.

Riktheni Shiritin e Veglave të Task Manager
Problemi: Nuk di se si i ka humbur butonat Task Manager i XP. Nuk i shoh fushat as butonat dhe mënyra e vetme për të mbyllur dritaren është nga shiriti i sistemit. Si t’ia bëj?
Zgjidhja: Duket se keni klikuar ku nuk duhet, në një hapësirë të zbrazët që gjendet rreth fushave të Task Manager. Një nga klikimet tuaja ka zhdukur shiritin e menyve nga Task Manager. Mund ta ktheni në gjendjen e mëparshme duke klikuar dy herë çdo hapësirë të hirtë në dritaren e Task Manager, që do të rishfaqë shiritin e menyve në mënyrë magjike. Në rregull? Tani mjaft klikuat. U rregullua!

Ktheni këngët e humbura nga iPod
Problemi: Së fundi kam riinstaluar Windows, por harrova të bëj një backup për 400 këngë dhe plejlista, të cilat pak kohë më parë i kisha kaluar dhe në iPod. Tani pashë gjithashtu se iTunes nuk më lejon të kopjoj asgjë në kompjuter. Ndihmë!
Zgjidhja: Do t’ju bëj një përdorues të lumtur të iPod. Merrni një kopje falas të iDump në find.pcworld.com/61377 dhe lejoni që kjo vegël të transferojë të gjitha këngët nga iPod në kompjuter.

 

 

 

Lajmet e fundit>