Blog

Elon Musk blen domainin e kompanisë së parë themeluar prej tij, X.com

Jul 14 2017
0 Shpërndarje
Sigurisht ai nuk ka blerë PayPal, e gjitha që ka bërë është blerë domainin X.com të cilin mund ta përdorë si të dëshirojë. Elon Musk blen domainin e kompanisë së parë themeluar prej tij, X.com Photo Source: AP

Në 1999-ën Elon Musk filloi X.com, kompaninë e tij të parë. Ishte një bankë online e cila do të shndërrohej në PayPal.

Në 2001 ai u largua duke lënë pas kompaninë dhe domainin X.com. tashmë pas 16 vitesh, Musk dhe X.com u bashkuan përsëri: PayPal konfirmoi se Elon Musk ka riblerë domainin X.com.

Sigurisht ai nuk ka blerë PayPal, e gjitha që ka bërë është blerë domainin X.com të cilin mund ta përdorë si të dëshirojë.

PayPal nuk dha informacion sesa Elon Musk ka paguar për X.com. Nga ana tjetër ekzekutivi i Tesla nuk ka dhënë arsyet e blerjes, mbase thjeshtë për nostalgji.

Ose mbase kërkon të filloi një kompani me emrin X.com ose mund ta përdorë për të promovuar programin SpaceX apo makinën Tesla Model X. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>