Blog

Elon Musk cicëron foton e parë të makinës së parë Model 3 prodhuar nga Tesla

Jul 11 2017
0 Shpërndarje
Musk dhe kompania e tij kanë shpresa se Modeli 3 me kosto 35,000 dollar dedikuar masave do të ndihmojë kompaninë të rrisë të ardhurat, shitjet vjetore dhe kapacitetet e prodhimit. Elon Musk cicëron foton e parë të makinës së parë Model 3 prodhuar nga Tesla Photo Source: Reuters

Ekzekutiv i Tesla Elon Musk publikoi të dielën në Twitter foton e parë të Modelit 3 e cila gjithashtu është makina e parë e prodhuar e kësaj serie.

Musk tha se makina ishte dhuratë nga anëtari i bordit të Tesla Ira Ehrenpreis në datëlindjen e tij të 46-të.

Musk dhe kompania e tij kanë shpresa se Modeli 3 me kosto 35,000 dollar dedikuar masave do të ndihmojë kompaninë të rrisë të ardhurat, shitjet vjetore dhe kapacitetet e prodhimit.

Aksionet e kompanisë kanë shënuar rritje të vazhdueshme në javët e fundit. Javën e kaluar Musk tha se prodhimi i Modelit 3 do të shkojë në 100 makina në Gusht, 1,500 në Shtator dhe 20,000 në Dhjetor.

Gjatë të dielës Wall Street Journal raportoi se makinat elektrike të Tesla morën një goditje nga autoritetet e Hong Kongut të cilat implementuan një taksë të lartë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>