Blog

Elon Musk dhe 116 ekspertë të inteligjencës artificiale kërkojnë ndalimin e zhvillimit dhe përdorimit të robotëve vrasës

Aug 20 2017
0 Shpërndarje
Përpara këtij takimi grupi u mblodh për të dërguar një letër të posaçme Kombeve të Bashkuara për të parandaluar këtë garës armatimi e cili hap rrugën për robotët vrasës. Elon Musk dhe 116 ekspertë të inteligjencës artificiale kërkojnë ndalimin e zhvillimit dhe përdorimit të robotëve vrasës

Disa prej pionerëve të robotikës dhe inteligjencës artificiale njëzëri kërkuan nga Kombet e Bashkuara ndalimin e zhvillimit dhe përdorimit të robotëve vrasës.

Elon Musk i Tesla dhe Mustafa Suleyman i Google drejtojnë grupin prej 116 specialistësh nga 26 shtete të cilët kërkojnë ndalimin e prodhimit të armëve të automatizuara.

Kombet e Bashkuara kishin rënë dakord të fillonin diskutimet formale lidhur me këto armë ku përfshihen dronët, tanket dhe artileritë e automatizuara.

Përpara këtij takimi grupi u mblodh për të dërguar një letër të posaçme Kombeve të Bashkuara për të parandaluar këtë garës armatimi e cili hap rrugën për robotët vrasës.

Në letrën e tyre grupi shprehej se ishte i nevojshëm rishikimi i Konventës të Armëve Konvencionale dhe se kjo garë e re rrezikon të nxisë revolucionin e tretë pas shpikjes së barutit dhe armëve nukleare.

Ekspertët thonë se teknologjia e inteligjencës artificiale ka arritur në atë pikë ku zhvillimi i armëve autonome është diçka e arritshme brenda pak vitesh jo më dekadash.

Elon Musk dhe grupi në fjalë i quajnë këtë armë si “moralisht të papranueshme,” dhe duhet të ndalohet zhvillimi dhe përdorimi i tyre duke i vendosur në listën e zezë të Konventës të Kombeve të Bashkuara për armatimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>