Lajmet

Elon Musk do të investojë 10 miliard $ për projektin e internetit satelitor

Jan 17 2015
0 Shpërndarje
Elon Musk do të investojë 10 miliard $ për projektin e internetit satelitor

Plani i Elon Musk për ndërtimin e internetit satelitor është me ambicioz se ç’mendonim. Gjatë eventit të SpaceX në Seattle ditën e premte, CEO i Tesla tha për Bloomberg se plani i tij për internetin satelitor mundet që një ditë të bëhet realitet në planetin Mars. Sipas tij ky realizim do të kushtojë 10 miliard dollar.

elon-musk-naias-2015-201-1020.0.0

Ky lajm vjen në përfundim të një jave tepër të zënë biznesi për Elon Musk duke qenë se ai së fundmi lançoi dhe projektin Hyperloop. Sipas Musk projekti i internetit satelitor do të ofrojë internet global më të shpejtë dhe më të lirë. Shpejtësia pritet të jetë 40% më e madhe se ajo që është aktualisht. Por e gjitha kjo nuk mbaron këtu…ai është shprehur se ka si qëllim që të përdorë internetin për të afruar akoma dhe më shumë me planetin Mars. Nëqoftëse ky projekt do të realizohet ai do të kërkojë një periudhë 5 vjeçare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>