Blog

Elon Musk fshin faqet Tesla dhe SpaceX në Facebook

Mar 23 2018
0 Shpërndarje
Më vonë në Twitter, Musk shpjegoi se pse ai do të vazhdojë të qëndrojë në Instagram edhe pse rrjeti social është pronë e Facebook. Elon Musk fshin faqet Tesla dhe SpaceX në Facebook

CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk është ndër personat e  fundit që janë bashkuar me nismën #DeleteFacebook.

Në përgjigje të një pyetjeje nga një përdorues i Twitter për fshirjen e faqes së SpaceX në Facebook, Musk u përgjigj të premten: “Unë nuk e dija  se ekzistonte një e tillë, por po do ta bëj”.

Ai më pas  fshiu edhe  faqen e SpaceX, ashtu si dhe faqen e Tesla.

Hashtagu në Twitter #DeleteFacebook vjen si një kundërpërgjigje ndaj lajmit se firma analitike e të dhënave Cambridge Analytica ka arritur të aksesojë të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook dhe dyshohet se i ka përdorur këto të dhëna për të ndikuar në rezultatet e  garës presidenciale amerikane në vitin 2016 në favor të Donald Trump.

Një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë në  SHBA të premten i kërkoi CEO të Facebook Mark Zuckerberg që personalisht të dëshmojë në një dëgjesë të ardhshme rreth politikave të Facebook-ut mbi të dhënat e përdoruesit. Kjo pasoi me një  falje nga Zuckerberg  gjatë së enjtes në lidhje me incidentin  e të dhënave.

Më vonë në Twitter, Musk shpjegoi se  pse ai do të vazhdojë të qëndrojë  në Instagram edhe pse rrjeti social është pronë e Facebook.

Sipas tij ai do të vazhdojë të përdorë Instagram për sa kohë ai qëndron i pavarur.Facebook nuk i është  përgjigjur menjëherë kërkesës për koment. /PCWorld Albanian

Tags >

Elon Musk
Lajmet e fundit>