Analiza

Elon Musk: Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e rrezikshme se sa armët bërthamore

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Elon Musk: Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e rrezikshme se sa armët bërthamore

musk6.0_standard_640.0Nëse robotët do ta merrnin botën, të paktën Elon Musk do të ishte në gjendje të thoshte, “Ju tregova për këtë”. Shpikësi miliarder ka qejf ta bëjë ta pamundurën të mundur, por ai është thellësisht i frikësuar nga inteligjenca artificiale (IA). Në Twitter gjatë fundjavës, Musk tha që “ne duhet të jemi super të kujdesshëm me IA,” duke shtuar që robotët janë “me mundësi më të rrezikshme se sa armët bërthamore”.

Musk më pas tha në një tjetër cicërimë: “Shpresoj që ne nuk jemi vetëm “bootloader” biologjik për super-inteligjencën dixhitale. Fatkeqësisht, kjo është shumë e mundshme.” Që të dy krahasimet janë mjaft të frikshme – njëri që krahason robotët me armën më të rrezikshme në botë dhe tjetri që sugjeron që ne jemi paraardhësit me mish për dominimin e robotëve.

Kjo nuk është hera e parë që Musk tregon për ndjenjat e tij për IA. Në një intervistë për CNBC më herët gjatë këtij viti, Musk tha që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur të zhvillojmë sisteme të tilla dhe ai në formë shakaje e përmendi Terminator-in si një shembull të asaj që do të mund të ndodhte nëse nuk jemi të kujdesshëm. (PCWorldAlbanian)

Tags >

robot
Lajmet e fundit>