Blog

Elon Musk: Kuptimi i Zuckerberg për inteligjencën artificiale është “i kufizuar”

Jul 25 2017
0 Shpërndarje
Po ku filloi e gjitha? Prej kohësh Elon Musk ka ngritur alarmin se inteligjenca artficiale dhe avancimet e saj mund të përbëjnë rrezik për njerëzimin nëse nuk jemi të kujdesshëm. Elon Musk: Kuptimi i Zuckerberg për inteligjencën artificiale është “i kufizuar” Photo Source: Getty Images

Të paktë janë ata që i quajnë Mark Zuckerbergun budalla, por Elon Musk është njëri prej tyre.

Mëngjesin e të Martes dy miliarderët e teknologjisë replikuan ashpër për inteligjencën artificiale ndërsa Musk tha për Zuckerberg se “kuptimi i tij lidhur me këtë çështje është i limituar.”

Po ku filloi e gjitha? Prej kohësh Elon Musk ka ngritur alarmin se inteligjenca artficiale dhe avancimet e saj mund të përbëjnë rrezik për njerëzimin nëse nuk jemi të kujdesshëm.

Musk i trembet faktit se njerëzit mund të kalojnë në kategorinë e dytë nëse inteligjenca artificiale avancon përtej parashikimeve dhe përballemi me një skenar si ai i Skynet.

Por Zuckerberg është optimist. Ai u shpreh me fjalë: “Kam ide të forta lidhur me këtë. Jam optimist.” Këtë deklaratë ai e dha gjatë një seance Facebook Live ku ndjekësit e pyesnin nëse i trembej edhe ai skenarit që parashikonte Musk.

Ky i fundit si përgjigje ndaj deklaratës së Zuckerberg u shpreh në Twitter: “E kemi biseduar me Markun këtë. Kuptimi i tij lidhur me çështjen në fjalë është i kufizuar.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>