Biznes

Elon Musk mendon shitjen e Teslas

Aug 7 2018
0 Shpërndarje
Të Hënen kompania vlerësohej me 58 miliardëd dollarë ndërsa Musk ka në pronësi 20% të saj. Elon Musk mendon shitjen e Teslas

Aksionet e Tesla u rritën me 7% ditën e Marte pasi shefi ekzkutiv Elon Musk tha në Twitter se ishte duke konsideruar shitjen e kompanisë për 420 dollarë aksionin.

Nëse një marrëveshje e tillë finalizohet, do të vlerësonte kompaninë me 72 miliardë dollarë.

Menjëherë pas lajmit aksionet e Tesla shkruan në 371.15 dollarë. Të Hënen kompania vlerësohej me 58 miliardë dollarë ndërsa Musk ka në pronësi 20% të saj.

Këtë vit Musk është vendosur nën presion për të provuar se mund të shndërrojë Teslan në një kompani fitimprurëse. Ende Tesla vlerësohej me gjysmën e çmimit të General Motors, rivalit numër një në SHBA.

Shitja e Tesla gjithashtu do të shmanget kritikat me të cilat po përballet kompania. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>