Biznes

Elon Musk ngriti 27 milion dollar për të lidhur trurin e njeriut me kompjuterat

Aug 26 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht këtij lajmi, Musk shkruante në Twitter se “Neuralink” nuk po kërkonte investitorë duke sugjeruar se vetëm ai është duke kontribuar në këtë kompani. Elon Musk ngriti 27 milion dollar për të lidhur trurin e njeriut me kompjuterat

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk ngriti 27 miliard dollar financim për Neuralink, kompaninë të cilin e krijoi vitin e kaluar për të lidhur trurin njerëzor me kompjuterat.

Neuralink ka shitur 27 milion dollar aksione nga një total prej 100 milion dollarësh ditën e Premte. Bëhet fjalë për 12 investitorë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Pavarësisht këtij lajmi, Musk shkruante në Twitter se “Neuralink” nuk po kërkonte investitorë duke sugjeruar se vetëm ai është duke kontribuar në këtë kompani.

Musk e filloi Neuralink vitin e kaluar. Kjo kompani do të ndërtonte pajisje të cilat do të mund të implementoheshin në trurin e njeriut. Brenda katër vitesh Neuralink synon të sjellë në treg një produkt i cili kuron dëmtimet e trurit shkaktuar nga goditjet dhe kanceri. (http://bit.ly/2wHMOc0)

Ekzekutivi i Tesla lidhur me implementimin e këtyre pajisjeve ishte shprehur se kjo teknologji do të ndihmonte njerëzit të përballeshin me rrezikun e inteligjencës artificiale. Një pajisje e tillë do të mundësonte komunikimin telepatik mes njerëzve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>