Blog

Elon Musk: Një garë globale në inteligjencën artificiale do të thotë një Luftë të Tretë Botërore

Sep 4 2017
0 Shpërndarje
Komentet e tij erdhën në përgjigje të deklaratave të Putin i cili thoshte se liderët në inteligjencën artificiale do të dominojnë botën. Elon Musk: Një garë globale në inteligjencën artificiale do të thotë një Luftë të Tretë Botërore

Elon Musk dërgoi paralajmërimin e radhës për inteligjencën artificiale duke thënë se mund të jetë shkaktari i luftës së tretë botërore.

Komentet e tij erdhën në përgjigje të deklaratave të Putin i cili thoshte se liderët në inteligjencën artificiale do të dominojnë botën. (http://bit.ly/2wxt7lG)

“Kina, Rusia dhe së shpejti të gjitha vendet e avancuar në shkencat kompjuterike. Konkurrenca për superioritet në inteligjencën artificiale në nivel kombëtar me shumë gjasa do të shkaktojë luftën e tretë botërore,” shkruante në Twitter CEO i Tesla dhe SpaceX ditën e Hëne.

Sipas Putin zhvillimi i inteligjencës artificiale do të thotë mundësi kolosale por edhe kërcënime më të vështira për tu parashikuar.

Shtetet e Bashkuara konsiderohen si vendi më i avancuar në botë në inteligjencën artificiale falë gjigandëve si Google dhe Microsoft të cilët hedhin miliard dollar në këtë drejtim.

Megjithatë Goldman Sachs në një raport thoshte se Kina ka potencialin e duhur për tu matur me ShBA-të në këtë drejtim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>