Blog

Elon Musk prezantoi kostumin hapësinor të SpaceX

Aug 23 2017
0 Shpërndarje
Ato janë kostume që mbajnë presionin dhe jo për ecje, pra vishen gjatë transportit. Elon Musk prezantoi kostumin hapësinor të SpaceX Photo Source: Sp

Elon Musk publikoi foton e parë zyrtare të një kostumi hapësinor të programit SpaceX në Instagram.

Ai thotë se kostumi funksionon në të vërtetë dhe është testuar në një vakum. Është i bardhë dhe shumë “hapësinor” ku Musk tha se kishte qenë shumë e vështirë për të gjetur një balancë të funksionit dhe pamjes.

Musk nuk tha detaje por kostumi është dizajnuar për të funksionuar në kapsulën Dragon të SpaceX. Ato janë kostume që mbajnë presionin dhe jo për ecje, pra vishen gjatë transportit.

Gjatë muajit Janar edhe Boeing zbuloi dizajnin e tij të kosumit hapësinor që astronatutët do të veshin gjatë udhëtimit në stacionin hapësinor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>