Lajmet

Elon Musk shtyn për në Tetor kamionin e parë elektrik të Tesla

Sep 14 2017
0 Shpërndarje
Planet për ndërtimin e një kamioni u bënë të ditura në Prill kur Musk tha se do ta prezantonte në Shtator. Elon Musk shtyn për në Tetor kamionin e parë elektrik të Tesla

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk tha se kamioni i parë elektrik i kompanisë do të prezantohet në Tetor, një muaj më vonë sesa kishte parashikuar miliarderi i teknologjisë.

Sipërmarrësi ka premtuar të “shkundë” industrinë e kamionëve me një model me bateri i aftë të konkurrojë me rivalët me karburant.

Planet për ndërtimin e një kamioni u bënë të ditura në Prill kur Musk tha se do ta prezantonte në Shtator.

Ndërtimi i një mjeti të tillë me teknologjinë e vetëdrejtimit do të vendoste Teslan në një hapësirë mjaft kompetitive, atë të transportit komercial.

Kamioni i Tesla mund të udhëtojë deri në 500 kilometra me një t ngarkuar të baterisë ndërsa kamionët me naftë mund të udhëtojnë deri në 1,000 kilometra me rezervuarin plot. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>