Blog

Elon Musk do të dërgojë njerëz nga Londra në Nju Jork në 29 minuta

Oct 1 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu përballë audiencës tha se do të dërgojë njerëzit e parë në Mars në 2024-ën. Kompania e tij SpaceX ka filluar të ndërtojë anijet hapësinore të cilat do të përmbushin këtë mision Elon Musk do të dërgojë njerëz nga Londra në Nju Jork në 29 minuta

Njerëzit së shpejti do të fluturojnë nga një qytet tek tjetri brenda pak minuta thotë shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk.

Këtë premtim ai e bërë gjatë Kongresit Ndërkombëtar të Aeronautikës i cili u mbajt në Adelaide të Australisë.

Një video promocionale e prezantuar thotë se një udhëtim mes Londrës dhe Nju Jorkut do të zgjasë vetëm 29 minuta.

Gjithashtu përballë audiencës tha se do të dërgojë njerëzit e parë në Mars në 2024-ën. Kompania e tij SpaceX ka filluar të ndërtojë anijet hapësinore të cilat do të përmbushin këtë mision.

Ai tha se programi SpaceX do të përqendrohet në vetëm një lloj mjeti i njohur si BFR i cili mund të realizojë të gjitha misionet e kompanisë edhe ato hapësinore.

Ambicjet e tij për një udhëtim në Mars, Elon Musk i bëri të ditura në 2016-ën. 12 muaj më pas ai u rikthye me detaje të reja.

Raketa e tij e re BFR është 106 metër e lartë dhe vetëm 9 metër e gjërë. Krahasuar me origjinalin, i vetmi ndryshim është kostoja. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>