Blog

Elon Musk do të shkrijë trurin e njeriut me kompjuterat brenda katër vitesh

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
"Nëse mund tju tregoj një koncept, do ju thoja se me këtë produkt mund të komunikoni sikur të ishte një telepati," shprehj Musk. Elon Musk do të shkrijë trurin e njeriut me kompjuterat brenda katër vitesh

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk tha se kompania e tij më e fundit, Nuralink, po punon për të lidhur trurin njerëzor me makineritë duke krijuar pajisje mikroskopike.

Nueuralink do të sjellë në treg një produkt i cili adreson dëmtime të ndryshme të trurit si rezultat i një hemoragjie apo tumori brenda katër viteve u shpreh Musk gjatë një interviste për uebsajtin Wait But Why.

“Nëse mund tju tregoj një koncept, do ju thoja se me këtë produkt mund të komunikoni sikur të ishte një telepati,” shprehj Musk.

Gjatë një konference vitin e kaluar ai tha inteligjenca artificiale dhe makineritë do të krijojë kompjuter kaq të sofistikuar saqë duhet të implementojmë çipe në trurin tonë në mënyrë që të kemi një shans kundrejt tyre.

Teknologjisë do ti duhen 10 vite derisa ajo të jetë e përdorshme masivisht tek njerëzit. Gjatë muajit Mars Wall Street Journal raportoi se Musk kishte filluar një kompani të re e cila do të shkrinte kompjuterat me trurin njerëzor. /PCWorld Albanian

Tags >

Elon Musk
Lajmet e fundit>